Rikthehen në auditor studentët e Universitetit të Sarandës, kusht vaksinimi ose testi PCR

- Advertisement -

Starton sot si në gjithë vendin edhe në Sarandë viti i ri akademik. Studentët i janë rikthyer auditorit pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.

Tashmë studentët i thonë “lamtumirë”mësimit online, ndërkohë që kusht për rikthimin në auditor është vaksinimi kundër Covid-19. Në UT, filiali Sarandë deri tani janë regjistruar 250 studentë ndërsa ka edhe një tjetër raund, sipas drejtorit Dhonat Kote, për regjistrime. Gjeografia e studentëve është nga gjithë vendi, ndërsa vihet re frekuentim i mirë edhe nga rajoni i Sarandës. Pegagogët dhe administrata e Filialit Sarandë janë tërësisht të vaksinuar, ndërsa studentët 90 për qind e tyre. Në Filialin Sarandë ka degë Ekonomik, Gjuhë e Huaj -Anglisht dhe Master.

Pragu i mesatares për tu pranuar në Universitet për degën Anglisht është 8.5, për Administrim Biznes mbi 7. Sot është afati i fundit i aplikimit për Master. Për pranime të tjera pritet faza e tretë si për Administrim Biznes, ashtu dhe për Gjuhën Angleze. Raundi i katërt është në varësi të kërkesave. Nga analiza që është bërë për turizmin për të zgjatur shtrirjen e tij në  kohë, u theksua si nevojë e domosdoshme e realizimit të guidave turistike. Është propozuar që Universiteti i Sarandës të bëhet me një degë të re Master Profesional, Përkthim në Gjuhë të Huaj.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...