Fermerët paralajmërojnë protestë, mungon Konispoli, Finiqi dhe Delvina

- Advertisement -

Fermerët kanë njoftuar një protestë që do të organizohet ditën e martë, 19 Tetor në vendet e tyre të punës lidhur me situatën akuale ku ndodhen. Ata thonë se janë totalisht të papërkrahur nga qeveria dhe se çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë të papërballueshme.

Sipas deklaratës së përfaqësuesit të tyre, ditën e nesërme 400 femerë do protestojnë për mospërkrahjen nga ana e qeverisë e cila shënohet ndër më të ulëtat krahasuar me vendet e tjera në rajonin e Ballkanit. Më tej ata thonë se nëse situata nuk përmirësohet, do të ketë përshkallëzim të protestave, deri në bllokim të rrugëve nacionale.

Deklarata e Fermerëve

Fermerët në kushte të vëshrtira të aktualitetit të situatës dhe në vazhdimësi të pambështetur krahasuar me të gjithë fermerët e rajonin kanë arritur në një pikë ku janë në prag të falimentimit total. Nesër fillimisht në vendet e tyre të punës, do të fillojnë protestat nga fermerët e serave dhe të blegtorisë.

U bënë muaj që drithërat për blegtorinë kanë pësuar një rritje të tmershme krahasuar me vitet e tjera. Mos të harrojmë që sot cmimi i misrit është cmim reklord që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nesër protestojmë të gjithë për arsye të mos-mbështetjes nga ana e qeverisë.

Minimalisht janë 10 fshatrat përrreth që do marrin pjesë në këtë protestë. Por nuk përjashtohet mundësia e pjesëmarrjes nga Lushnja, Fieri, Divjaka dhe Berati. Kjo është protestë e parë dhe më tej do të ketë përshkallëzim të situatës nëse nuk do merren masa.
Nuk kemi marrë leje sepse protesta do të jetë në vendet tona të punës dhe nëse nuk do të ketë reagim do të bllokojmë rrugë nacionale madje do shkojmë edhe në Tiranë.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...