Nuk e mundi dot sëmundjen bashkëqytetari, intelektuali, njeriu aktiv në shumë fusha, miku dhe mësuesi i shumë brezave, Vangjel Dhima. Mëngjesin e sotëm ai u nda nga jeta duke lënë në pikëllim të thellë familjarët, të afërm dhe miqtē e tij.
Vangjel Dhima lindi në Jermë në vitin 1940. Pas mbarimit të shkollës 7- vjeçare, vazhdoi studimet për infermier në vitet 1954 1956, ku e ushtroi profesionin e infermierit në Gjirokastër në vitet 1956 – 1958 dhe kryeinfermier në spitalin e këtij qyteti.
Më pas Vangjeli do të vazhdojë studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Matematikë – Fizikë. Profesionin e mësuesit, që ai e donte shumë e ushtroi në gjimnazin “Hasan Tahsini”, si dhe në shkollat 8-vjeçare “Adem Sheme” dhe “9 Tetori”.
Ai manifestoi aftësi të lartë profesionale, në aspektin pedagogjik, metodologjik dhe shkencor. Më pas Vangjeli do të punonte për 12 vite si Shef i Emergjencave Civile në rrethin e Sarandës. Karierën do ta mbyllte si drejtor i shkollës 8-vjeçare të Çukës për disa vjet deri sa doli në pension.
Pas daljen në pension ai do të merej me bisnes me ndërtime. Vangjeli ishtë një njeri shumë dinamik, ekspresiv, i kudogjëndur me një fizik të fortë dhe të admirieshëm edhe nga më të rinjtë. Ishte e pabesushme kur shikoje një 70-vjeçar që të futej në ujrat e ftohtë të liqenit të Butrintit, për të nxjerrë ushqim për të peshkuar, pasi gjuetia e peshkut ishte një nga hobet më të mëdha që ai kishte në jetë.
Vangjel Dhima ishte mjaft aktiv edhe në veprimtaritë shoqërore apo dhe ato politike. Kujtojmë këtu vitin 2008 kur ai vendosi kandidaturën si i pavarur për kryetar bashkie. Ishte pikërisht Vangjeli ai që do të shpaloste një project original për furnizimin e Sarandës me ujë 24- orë, ide dhe projekt ky që sot flitet që Saranda të marrë ujë nga Tatzati. E themi pa frikë që nëse do të furnizohej Saranda me ujë nga burimet e Tatzatit, sot do të kishte ujë 24 orë dhe nuk do të vuante nga mosfurnizimi me ujë.
Programi i tij elektoral ishte shumë ambicioz, sa ç’do kandidat sot që pretendon për postin e Kryetarit të Bashkisë do të donte ta kishte në programin e vet elektoral. Për afro 2 vjet ai do të përballej me një sëmundje që do t’i merte jetën në orën 06 të mëngjesit të sotëm. Ikja e tij hidhëroi pa masë familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij. Sarandalife.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I paharruar kujtimi I Vangjel Dhimës.