Plani Kombëtar i Pastrimit po vijon çdo ditë në të gjithë vendin me pastrimin e territorit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit të territorit në disa bashki të vendit, ndër to dhe Saranda.
Aksioni i bashkisë Sarandë ishte fokusuar në Metoq për të pastruar.
POSTIMI I EDI RAMËS
#ShqipëriEPastër☀️🚯
Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit🙏
🔴 PATRIOT është ai që nuk e turpëron vendin e tij në sytë e udhëtarëve, duke hedhur plehrat rrugëve, po merakoset e kujdeset që Shqipëria të jetë e pastër dhe e rregullt në çdo cep, për të mikpritur miq si në çdo shtëpi shqiptare…
*momente nga pastrimi sot në Malësinë e Madhe, Vlorë, Sarandë, Divjakë, Lushnje, Bulqizë, Kurbin, Mallakastër dhe Elbasan
/sarandalife.al/

