Kryeministri , Edi Rama është treguar mjaft i ashpër me akuzat e drejtuara ndaj kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për të cilin kishte kritika të shumta sa i përket pastrimit të plazhit dhe të qytetit në përgjithësi.
Siç duket Rama ishte acaruar dhe për faktin se kishte qenë personalisht me pushime në Himarë dhe kishte parë që vendi ishte i papastruar. Ai tha se nëse kryebashkiaku, Jorgo Goro do të zgjohej më herët në mëngjes dhe të merrte një “trastë” mund t’i kishte pastruar vetë plehrat.
Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe mjetet me të cilat bëhej pastrimi i plehrave, mjete të cilat Rama i konsideroi si “dumdum” pasi kishin një vitprodhim tepër të hershëm.
Fjala e kryeministrit Rama:
Jam viktimë si një nga qytetarët e shumtë që shkojnë në Dhërmi apo në Himarë. Një pedonale ka Dhërmiu, sikur Jorgua dhe Gjergji të çohej vetë dhe të merrte një trastë në dorë i kishte mbledhur vetë.
Pastaj vjen një dumdum që nuk e di e cilit vit është dhe bën sikur mbledh plehrat. Më kanë bërë që këtë vit mos të dal fare. Vetëm mos të përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha.
/sarandalife.al/