Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e Bashkive të vendit, theksoi se prioritet për buxhetin e Këshillave Bashkiakë është pastrimi i plehrave dhe se qeveria do të ndërhyjë drejpërdrejtë në kosto duke mos lejuar asnjë harxhim që nuk ka pastrimin brenda.
Rama tha se në Vlorë po flihet përballë plehut dhe maskarallëkut ndërkohë që eshte bregdet i vizituar nga turistët dhe pamjet janë e përditshmja e turpshme.
“Bregdeti do të jetë problem i madh sepse çdo vit e më shumë rritet numri i turistëve por përtej sezonit kemi këto pamjet që janë e përditshmja e turpshme e Bashkisë Himarë, të flesh gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut. Kemi zonat e mbrojtura që nuk mund të jenë vend për të hedhur plehrat. Qeveria do të hyjë drejtëpërdrejt, asnjë buxhet i asnjë Këshilli Bashkiak nuk do të kalojë nëse në të nuk parashikohet ajo për të cilën qeveria do të punojë, pastrimi.
Ministrja do të jetë vetë e pranishme, asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë menaxhimin e përditshëm të mbetjeve nga financat. Edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin le të shkojë, shtëpitë e shqiptarëve në çdo kohë pavarësisht nivelit të varfërisë kanë qenë shembull pastrimi, nuk janë dalluar ndonjëherë për pisanjos.
Nëse këta që hedhin plehrat rrugëve, zoti i shtëpisë është kryetari i Bashkisë, asnjë nga ne nuk mund të mbijetojë më me turpin e pisllëkut.
Për të mos lejuar pirgje nëpër territore, për të kontrolluar procesin cdo ditë.
Sikur askush të mos e kishte bërë, ka diçka tjetër por shkoni në Lezhë dhe shihni plazhin dhe qytetin dhe zonat rurale, shkoni gjeni një vend depozitimi ilegal apo pirgje qoftë dhe në sezon turistik kur shumëfishohen nevojat.” iu drejtua Kryeministri Edi Rama kryebashkiakëve të vendit.
/sarandalife.al/