Ndahet nga jeta profesori dhe eksperti i Ekonomisë Aristotel Pano

- Advertisement -

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare  profesori dhe eksperti i Ekonomisë Aristotel Pano. Lajmin e hidhur e kanë ndarë miq dhe kolegë të tij, ndërkohë që humbja e Panos nuk është vetëm e familjes së tij, por e të gjithë mendimit ekonomik shqiptar.

Disa ditë më parë Profesori Pano u dekorua nga Presidenti Ilir Meta për kontributin e tij në fushën e Ekonomisë. Ai lindi në fshatin Vanistër të Gjirokastrës në 13/12/1933 ku mori edhe mësimet e para në gjuhën e tij amtare, greke.

Në vitin 1951 mbaroi me medalje të artë Teknikumin Financiar në Tiranë dhe në vitin 1955 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Inistitutin e Lartë Financiar të Moskës. Mbas diplomimit punoi si specialist në Ministrinë e Financave dhe në vitet 1956-980 ka qenë pedagog pranë fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Më pas Profesor Pano mori detyrën e përgjegjësit të Sektorit në Institutin e Studimeve Ekonomike, i cili ishte në varësi të Akademisë së Shkencave. Pas vitit 1989 Profesor Pano u caktua si pedagog i jashtëm në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Gjatë viteve 1955-2015 ka botuar shumë libra, monografi , studime dhe artikuj shkencorë për analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat dhe shkencën ekonomike në përgjithësi.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...