Rakacolli: Pas 4 janarit punonjësit me certifikatë vaksinimi ose …

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që duke nisur nga data 4 janar e vitit të ardhshëm, të gjithë punonjësit e administratës shtetërore dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose dëshminë se kanë kaluar virusin. Mira Rakacolli u shpreh se deri më tani, rezistencë vihet re tek të rinjtë për të kryer vaksinën anti Covid. “Gjithkush ka përgjegjësi për shëndetin e vet por edhe publik. Virusi po ndryshon. Nëse nuk vaksinohem, nëse sëmurem mund të transmetoj virusin, mund të bëhem subjekt që virusi të ndryshojë mutacion ndërsa dikush tjetër ka bërë zgjedhje që të vaksinohet. Askush nuk ka thënë që të vaksinuarit infektojnë si të pavaksinuarit. Shumica e atyre që janë të shtruar në spital por edhe të infektuar janë të pavaksinuar. Vaksinimi të mbron edhe nga infektimi. Kush janë personat që kanë më tepër mundësi për ta përcjellë transmetueshmërinë janë ata punonjës të administratës publike që kanë kontakt me njerëzit. Nuk ka pasur rezistencë të madhe në dijeninë time, por çdo gjë do e tregojë 4 janari. Rezistencën vazhdojmë ta kemi tek të rinjtë,” tha Rakacolli.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...