Edhe në qytetin e Delvinës në prag të festës së Vitit të Ri, u organizua koncerti festiv ku në qendër të tij ishin nxënësit me rezultate të larta. “QKF “Myrteza Leka” bëri bashkë fëmijë të talentuar nga të gjitha shkollat e bashkisë Delvinë, në një koncert festiv në prag të festës së Vitit të Ri. Në fokus të kësaj veprimtarie ishin fëmijët, por në veçanti nxënësit me rezultate më të larta në mësime, për të cilët pati edhe dhurata të veçanta. Në një atmosferë mjaft të ngrohtë e mes emocionesh të bukura, u përcollën urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm! E nderuar që isha mes vogëlushëve, e lumtur që u bëra pjesë e gëzimit të tyre!” shkruan kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi në faqen e bashkisë.

