“Qesh më mirë kush qesh i fundit?” nga Josif Papagjoni

Dikush, një aktor i shquar shqiptar, më tha: Nuk e ke parë emisionin “Qesh më mirë kush qesh i fundit?” te Top Chanall? Jo, i thash, diçka nga posteri a reklama, shkurt, kam parë dhe jam degustuar. Nuk më shijojne gjëra të tilla!” Shihe, shihe, më tha. Dhe sot në mbrëmje e pashë. Jo të gjithin, s’mundesha dot, u neverita. E lash. Më erdhi aq keq për disa aktorë, që në skenë më kanë dhënë kënaqësi. Sa pozitë poshtëruese m’u duk! Kur luanin personazhet e tyre komike, disa nga ata më kanë lumturuar, ndersa duke luajtur vetveten, tashmë jo si personazhe por si artistë, kjo ishte për mua një tmerr. Një budallallëk, një banalitet i pashëmbullt dhe një humor i trashë me seksualitetin aq keq, sa vertet gati klitha me veten: “Po pse e ulni veten kaq poshtë, të dashur aktorë, disa prej jush miq të mi?!… Bëjeni publikun të qesh me personazhin tuaj, jo me veten tuaj. Ju nuk jeni QESHARAKE. Diç e tillë nga aktorët e humorit edhe mund të bëhet, një format televiziv i huajtur është edhe ky, por kërkon skenarë të bukur, imagjinatë, ligjërim e fjalë të mprehta, dialoge komike a sarkastike të sofistikuar, që paraqesin pikërisht humorin e hollë të artistëve, jo humorin e trashë, jo mëndjet banale, jo akulturën, jo një pozitë poshtëruese më për prej vete artistëve, kësaj here në nivele e cilësi tejet të ulta humori dhe inteligjence. Ky banalitet dhe kjo kulturë triviale që prezantohet aq keq, duke u zgërdhire gjoja se po “shkrihen gazit” dhe se nuk po durojnë dot më nga humori i tyre, se gjoja “plasën së qeshuri” duke shtrënguar diafragmat dhe duke lëshuar haharitje të shtira – zot sa keq ishte e gjitha. Dhe sa keq e ndjeja veten. Vërtet ështe keshtu, kaq “shpërthyes” dhe i “bukur” ky humor apo jam unë gabim, shijet e mia kanë mbetur pas. Mjerim, mjerim…
E ndrrova stacionin. Nuk mund t’i duroja dot fytyrat e atyre aktorëve në atë gjëndje varfërie estetike, intelektuale, madje shpirtërore!… Ky nuk ishte argëtim, por një banalitet dhe vulgaritet vrasës. Eshte zhbërja e humorit, i quajtur i jetës, i një fare “reality show”. Zhbërja e mëndjemprehtësisë. Zhbërja e shijes së mirë dhe inteligjencës. Katundari. Zvetenim. Sa keq më vjen për ata aktorë që i njoh! Si pa rroga e pa një lekë ne xhep m’u duken…

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...