Tenton të korruptojë sherbimet e policisë rrugore po nuk i shkoi, arrestohet(Video)

- Advertisement -

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Sarandës intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar menjëherë pas analizës 3-mujore së zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë së cilës u lanë detyra për rritjen e forcës ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në qytet dhe në rrugët nacionale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve, që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Nertil Musej, 31 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa rrip sigurimi. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi Nertil Musej ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.
Po në zbatim të planit të masave, nga Policia Rrugore e Sarandës, gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 65 masa administrative, kryesisht për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, për parakalime të gabuara dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Policia Rrugore e Sarandës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...