Tre dekada pritje, vendoset ekzekutimi i njeriut më të vjetër në botë

- Advertisement -

I dënuari më i vjetër në botë me vdekje do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës ditën e enjte.

Carl Wayne Buntion, 78 vjeç, vrau një oficer policie 37 vjeç në vitin 1990.

Buntion u dënua me vdekje për vrasje në vitin 1991, ndërsa tre dekadat e fundit ai i ka kaluar në burg.

Të premten, më 15 prill, një gjykatës federal refuzoi përpjekjet e avokatëve të Buntion për të ndaluar ekzekutimin me arsyetimin se dënimi është “mizor dhe i pazakontë”.

Sipas mediave të huaja, Buntion i cili është i lidhur në një karrige me rrota, tashmë vuan nga probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë hepatitin C, cirrozën dhe sëmundje kronike të mëlçisë.

Një apel i refuzuar i paraqitur nga avokatët e Buntion në tetor të vitit 2021 argumentoi:

Z. Buntion është një burrë i dobët, i moshuar që kërkon kujdes të specializuar për të kryer funksionet bazë. Gjatë 31 viteve që ai ka qenë i burgosur me dënim me vdekje, ai ka kryer vetëm tre shkelje disiplinore, ndërsa nuk ka bërë asnjë shkelje njëzet e tre vitet e fundit./albeu.com

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...