Pse nuk e merr dot ndihmën ekonomike…?

- Advertisement -

Sikur të mos mjaftonte problemi shqetësues i prishjes së familjes, e divorcuar prej 4 vitesh, Sania, nëna e dy fëmijëve, njeri në klasën e parë dhe tjetri 13 vjec, në një shkollë i mbështetur nga Kisha në Janinë, vuan sot edhe prerjen, sipas saj, të ndihmës ekonomike, një ndihmë kjo qesharake prej 3600 lekësh në muaj. Kjo prerje e ndihmës, natyrisht absurde, që i është bërë kësaj nëne e detyroi atë ta bënte publike. E vetme, pa asnjë mbështetje, qoftë edhe atë të familjes së saj prindërore, ajo nuk merr dot as pensionin familjar për fëmijët nga ish-bashkëshorti.
E ndodhur mes katër rrugëve, Sania apelon për ndihmë, ndërkohë që Zyra e Ndihmës Ekonomike në Bashkinë Sarandë duhet të jetë e ndërgjegjshme për ndërprerjen me padrejtësi të kësaj ndihme.
Ndërsa vuajnë për të siguruar jetesën e përditshme edhe një situatë e rëndë shfaqet herë pas here në këtë familje. Fakti që Joni i vogël, fëmija 7 vjeçar vuan nga sëmundje kronike të mushkërive dhe anemi të theksuar. Madje prej ditësh ka qenë i trajtuar në spital. Atëherë na lind pyetja? Në këto kushte kur një nënë e braktisur nga fati i keq në jetë të mos ketë mundësi të përfitojë edhe atë ndihmë ekonomike? Ndoshta nga Zyra e Ndihmës Ekonomike në Bashki, do të kemi një përgjigje pozitive në ndihmë të kësaj familjeje.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...