Lëvizja drejt Greqisë/ Ministria e Jashtme: I vetmi ndryshim i rregullave sot është….

- Advertisement -

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë se nuk ka asnjë ndryshim në rregullat e vendosura anti – Covid, lidhur me testet apo vaksinën.

“Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptarë në territorin grek. I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit nëpër territorin grek”, informon Ministria e Jashtme.

Të gjitha çertifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë.

Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre çertifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk janë të kufizuara tek dokumentet shqiptare por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi.

Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi.

Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-albania njësoj si më parë.

I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve  që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit  nëpër territorin grek.

Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...