Propozime të deputetes së PD për Sarandën, Ina Zhupa për të nisur zgjidhjen e krizës në PD

- Advertisement -

Partia Demokratike është parti e shqiptarëve!

Më 25 prill 2021 kemi marrë 622187 vota të vlefshme të shqiptarëve, duke nxjerrë nga lista jonë 59 deputetë nga të cilët 7 nga partia aleate në listën e PD dhe 52 deputetë nga Partia Demokratike.
Fatkeqësia është që në asnjë votim në parlamentin shqiptar nuk kemi arritur dot të marrim 59 vota kundët apo pro një çështje të mbrojtur nga opozita dhe kur parimisht mund të kemi qenë dakort të gjithë por jemi ndarë te forma apo subjekti propozues!
Ngjarjet në Partinë Demokratike janë të njohura për publikun, si deputete e Partisë Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tanë që të përmbush angazhimin e marrë për të përfaqësuar interesat e tyre në parlament. Si anëtare e Partisë Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkëudhëtareve të partisë të arrijmë bashkimin që na çon në forcimin tonë, në
përfaqësim me dinjitet të tyre, në fitimin e bashkive në 2023 dhe në objektivin kryesor rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës.
Për këtë arsye kam vendosur të bëj publik një propozim personal pa asnjë tagër përfaqësimi masiv, që sigurisht nuk është zgjidhja përfundimtare se ajo do vullnet dhe punë nga të gjithë ne, por është një rrugë për të nisur zgjidhjen.
Propozoj:
1- Mbledhjen e përbashkët të 52 deputetëve të Partisë Demokratike, të votuar nga qytetarët shqiptarë për t’i përfaqësuar pa asnjë përjadhtim!
2- Mbledhja e parë të zhvillohet vetëm me një pikë të rendit ditës: Situata në PD! Të dëgjojmë njeri -tjetrin, të flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nëpërmjet ekraneve të televizioneve ku jemi bërë ushqimi i përditshëm i publikut që e ndjek si telenovelë!
3- Mbledhja e parë të zhvillohet në ambjetet e kryesisë së kuvendit ku mblidhen edhe grupe të tjera parlamentare po ku edhe grupi jonë
është e mbledhur me raste të caktuara.
4- Mbledhja e parë të moderohet nga deputetja më e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos ketë limit kohor në diskutime. Hierarkitë partiake le të zhduket një moment, asgjë e keqe nuk do vijë.
Sigurisht nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht por mendoj se është detyrim ndaj 622187 shqiptarëve dhe një hap i parë.
Të bisedosh jo gjithmonë arrin të biesh dakord me çdo gjë por të paktën ke tentuar diçka me qytetari dhe me vullnet të mirë. Demokratët janë shquar për mbrojtjen e fjalës së lirë!
Ftoj çdo koleg deputet që këtij propozimi t’i përgjigjet pa tagra të tjerë përfaqësues por në tagër personal dhe politik si deputet i PD për të mirën e PD!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...