Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasin me inicialet V.B., 53 vjeç, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime në pronën e saj, pa lejen e organeve kompetente;
shtetasin me inicialet N. Xh., 59 vjeç, banues në fshatin Dërmish, Finiq, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur; gjithashtu edhe shtetasin me inicialet Q. Rr., 59 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi është kostatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane jashtë vendit të përcaktuar. Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Procedohen penalisht për vepra të ndryshme 3 shtetas, ata janë…
- Advertisement -
