- Advertisement -
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin me inicialet K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular. Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
