PRESIDENTI BEGAJ: TUR TAKIMESH E VIZITASH NË SARANDË

1. Saranda, disa komunitete e institucione, u bënë pjesë e agjendës së vizitës dyditore të Presidentit të Republikës, SHTZ Bajram Begaj, në jug të vendit. Priotitet ishte takimi me komunitetin e biznesit turistik: tour-operatorë, hotelierë e udhërrëfyes në guida turistike. Edhe në emër të tyre, Kryebashkiaku Adrian Gurma i ka uruar Kreut të Shtetit Bajram Begaj. mirëseardhjen në këtë vizitë të tij të parë në Sarandë, në cilësinë e Presidentit. Kryetari i Shtetit, duke çmuar punën e protagonistëve të një turizmi të qëndrueshëm, tha se për të patur turistë elitarë, në këtë standart duhen edhe shërbimet.
Ai foli për nevojën e rritjes së sigurisë në plazhe, sigurisë energjitike, ushqimore etj., si një zinxhir, çdo hallkë e të cilit është indikator i nivelit të turizmit që ofrohet. Operatorët që e morën fjalën, u ndalën në problematika që hasin në përditshmëri, si: nevoja e ngutshme për aeroportin e për ujë 24 orë, mbështetjen për stafe shërbimi, për lehtësim të procedurave të dubluara që aplikohen shpesh në aeroportin shqiptar për turistët e huaj, për të mundësuar bërjen në Sarandë të analizave që japin siguri ushqimore etj.
Presidenti Begaj ka shfaqur reagim dhe ndjeshmëri për çdo problematikë të ngritur dhe premtoi se një grup kërkesash do t’u adresohen instucioneve kompetente të shtetit, për t’i futur në rrugën e zgjidhjes. 2. Një komunitet me të cilët Presidenti Bajram Begaj ka bashkëbiseduar veçmas, ishte ai i ish-Ushtarakëve. “Jam i privilegjuar që ju takoj, pasi ju jeni komuniteti më i rëndësishëm dhe simbol i përkushtimit”, u tha atyre Kreu i Shtetit. Ai tha se e sheh me shumë vlerë, që disa ish-ushtarakë kanë marrë pozicione të rëndësishme në nivele të qeverisjes.
Ndërkaq, u shpreh se efekti domino i agresionit mbi Ukrainë vjen duke u shtuar dhe tha se ky duhet kuptuar si presion mbi sigurinë kombëtare dhe ka risjellë slliganin “Atdheu mbi të gjitha”. Ish-Ushtarakë bashkëbisedues në atë takim, kërkzan që institucionet e shtetit, duke nisur nga Presidenca, të ndikojnë për të ofruar status të favorizuar të ish-Ushtarakëve në marrjen e shërbimeve spitalore, të transportit, të pensioneve të njëjta për kushte të njëjta të tyre dhe për unifikim të Shoqatës së Ushtarakëve në shkallë vendi, pavarësisht diferencave në bindje.
3. Në Bashkinë e Sarandës, SHTZ Bajram Begaj i është rezervuar një pritje e veçantë nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. Ai e falenderoi për këtë vizitë të parë në Sarandë, në qytetin dhe Bashkinë me profil të spikatur turistik, i cili tejkakoi këtë vit edhe vitin më të mirë turistik, që ishte 2019-a. “Edhe pse dhjetor, sot mund të gjesh 2-3 njerëz që lahen në det”- u shpreh Gurma, duke i mëshuar idesë së zgjatjes së sezonit, që tenton të bëhet vit turistik. Presdenti Barjam Begaj u shpreh i surprizuar nga ndryshimet në Sarandë, falë investimeve të shtetit, pushtetit lokal dhe nga biznesi, ku ka veçuar shetitoren, ku ka ecur më këmbë, pothuaj në tërë gjatësinë e saj. “Do të vijë dita kur në Sarandë do të duhet të futesh me kartë”-tha ndër tjera Presidenti, duke shtuar se për të arritur deri këtu, duhet akoma shumë punë, deri dhe nga komuniteti. Kreu i shtetit Bajram Begaj la një një autograf në Librin e Artë të Bashkisë.
4. Pas Bashkisë, turi i vizitave të Kreut të Shtetit vijoi me ndalesën në shkollën e mesme “Hasan Tahsini” e në Spitalin Bashkiak “Petro Nako” të qytetit, vizita në të cilat u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma e Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj. Në gjimnazin “Hasan Tahsini” vizitoi bibliotekën e shkollës, për të cilën premtoi ardhjen e një fondi shtesë librash, si dhe u ndal në Muzeun e shkollës, ku Xhorxhi Vasili, Mjeshtër i Madh, ish-mësues e ish-drejtues i shkollës dhe bashkautor për ngritjen e këtij Muzeu, bëri ciceronin e tij. Në takimin me një grup nxënësish e mësuesish të kësaj shkolle, drejtorja Eleni Barka prezantoi emrin dhe historinë mbi 60-vjeçare të këtij institucioni arsimor. Presidenti ka çmuar çdo arritje dhe ka inkurajuar mësimdhënien cilësore, duke apeluar: “Zgjidhni ëndrrën, vraponi pas ëndrrës, me shumë punë, ambicie dhe pasion”. Ai tha se, falë cilësisë, kjo shkollë i ka marrë të gjitha medaljet dhe çdo nxënës e çdo mësues është pjesë e tyre. 5. Vizita në spitalin “Petro Nako”, ku u prit me ngrohtësi nga bluzat e bardha, të konsideruar kolegë në profesion me Presidentin Begaj, nisi nga Materniteti “Kristo Kalivopulli”. Ky pavion përfaqëson një investim krejtësisht të ri, të kompletuar me kushte e me aparatura bashkëkohore. Atje dy tufa lulesh nga Presidenti dhe Zonja e Parë, shkuan për dy nëna të reja, që sollën në jetë bebet e tyre ditët e fundit. Rikonstruksioni i kryer së fundmi në pavionin e Pediatrisë, ka qenë gjithashtu në agjendën e vizitës së çiftit Presidencial. Drejtori i spitalit “Petro Nako” kirurgu Arjan Kalcuni e ka ftuar Predidentin Barjam Begaj për një ndalesë në zyrën e vet, ku në prani të disa mjekëve specialistë dhe të Kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma e Prefektit Flamur Mamaj, u zhvillua një bashkëbisedim, që vuri në fokus sfidat e shërbimit shëndetsor.
Presidenti ka çmuar shumë përkushtimin e bluzave të bardha të një qyteti turistik si Saranda, për sigurinë shëndetsore edhe të turistëve të huaj, të cilët dihet se janë skrupulozë në investigimin që bëjnë për këtë element në vendet që vizitojnë. “Detyrat publike që mund të na besohet të bëjmë, janë të përkohshme, ndërsa ajo që ju bëni mbetet”- u tha Kryetari i Shtetit mjekëve të Sarandës. Vizita e Qytetit antik të Butrintit, mbylli vizitën e SHTZ Barjam Begaj në Sarandë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...