Konfirmohet ne detyre drejtuesi i Prokurorisë së Sarandes, Kledian Llaho.

- Advertisement -

Konfirmohet ne detyre Prokurori i Sarandes, Kledian Llaho. Vendimi para pak minutash ne KPK. Procesi i vetingut për prokurorin Llaho u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger. Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitin 1999, fillimisht si oficer i policise gjyqesore ne Prokuroine e Sarandes, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...