Presidenti Begaj vizitë në Sarandë

- Advertisement -

Në ditën e dytë turit në jug të vendit, Presidenti Bajram Begaj, u ndal në Sarandë, ku zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të bizneseve dhe komunitetit.

Fillimisht Presidenti Begaj u takua me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ku foli për zhvillimin dhe sfidat e qytetit të Sarandës.“Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve, mes institucioneve, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten”, tha Presidenti Begaj në takim.

Presidenti i garantoi kryetarit të bashkisë se do të kishte të gjithë mbështetjen e Kreut të Shtetit për të adresuar çdo shqetësim nëse do të ishte e nevojshme.

Gjatë takimit me kryetarin e bashkisë, ishte i pranishëm dhe prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Presidenti Begaj vizitoi dhe gjimnazin “Hasan Tahsini”, një gjimnaz të spikatur të Shqipërisë, ku u takua me stafin pedagogjik, si dhe nxënësit e gjimnazit.

Duke iu drejtuar nxënësve, Presidenti tha se “e ardhmja e vendit varet pikërisht nga ju. Siç është edukimi sot, do të jetë Shqipëria nesër. Merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit”.
Presidenti Begaj bëri thirrje për një vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet në drejtim të edukimit.Presidenti vizitoi gjithashtu dhe spitalin e Sarandës “Petro Nako”, ku falënderoi mjekët për dedikimin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.Gjatë takimeve në Sarandë, Presidenti Begaj u takua dhe me përfaqësues të bizneseve, për t’u njohur më mirë me të gjitha problematikat në këtë sektor, si dhe me ish-ushtarakë.

Në fund të turit në Sarandë, Presidenti Begaj vizitoi dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri që i përket jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë botës dhe që e bën Sarandën një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...