Premtohet abrogim i ligjit të luftës me Shqipërinë, Dendias kundër çështjes çame

- Advertisement -

Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt drejt zgjidhjes. Kështu premtoi në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, i cili tha se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940. Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket çështjeve së pensioneve dhe njohjes së tyre nga shtetit grek, ministri Dendias tha se është e rëndësishme që është rënë dakord që të vendoset një itinerar për zgjidhjen e kësaj çështje. Gjatë një konference të përbashkët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se gjatë diskutimit ndërmjet tyre, është edhe për çështjen e pronave çame. Xhaçka tha se ekziston vullneti i mirë për t’i dhënë zgjidhje.

‘Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.’- tha ministrja.

Por propozimit të ministres për zgjidhjen e çështjes së pronave çame, ministri grek ju përgjigj me një paralajmërim.

‘Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë’, paralajmëroi Dendias.

Ligji i Luftës u miratua në tetor 1940, kur Italia e Musolinit sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë së pushtuar prej tij në pranverën 1939, është “de jure” sot e kësaj dite në fuqi. Ky ligj do të thotë që Shqipëria për Greqinë është një vend armik, me një armiqësi paradoksale ndaj një vendi anëtar  të NATO-s, me të cilin në 1996, Greqia nënshkroi Traktatin e Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë. Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është bazamenti juridik edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.

Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks sic paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë.  Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën urë lidhëse mes vendeve, ndaj diskutuam për këto grupe dhe kuptoj mirë çështjen e pensioneve, me shumë njerëz që kanë kontribuar në ekonominë tonë.

Takova dhe anëtarë të minirotitetit grek të Himarës që më dhanë zërin për problematikat e tyre. Kisha nderin të takoj dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit dhe në marrëdhëniet tona është e rëndësishme se iu referuam tregtisë dypalëshe, ekonomisë dhe si të thellojmë marrëdhëniet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.  Diskutuam për çështje me energjetikën, për luftën në Ukrainë që Shqipëria po e menaxhon me Këshillin e Sigurisë. Doja të përgëzoja Shqipërinë si vend anëtar që të integrohet në BE, ka adoptuar vendimet e BE dhe mendoj se mund të jetë shembull dhe për vendet e tjera që nuk ndjekin taktikën shqiptare që të jetë e harmonizuar me pozicionet e familjes europiane. Falenderojmë Shqipërinë për kandidaturën që ka dhënë për periudhën 25-26. Për prespektivën europiane të Shqipërisë, Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Dendias.

Ndër të tjera, Dendias foli për çështjen e Detit duke thënë se do të përshpejtojnë hapat për të depozituar dokumentet në gjykatën e Hagës.

“Kam gëzim që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin tonë për përcjelljen e çështjes të delimitimit të zonave detare, të ashpësirave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të vecantë dhe të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të detit. Përtej rëndësisë së vendeve tona, dërgon një mesazh të rëndësishëm për vendet e tjera se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur divergjencat dhe si do të përshpejtojmë hapat që të depozitojmë dokumentet në gjykatën e Hagës”, tha Dendias.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...