Ndahet nga jeta inxhinjeri Haxhi Musai

- Advertisement -

Haxhi Musai lindi në fshatin Pandalejmon më 2 prill të vitit 1954, në familjen e madhe, arsimdashëse të Hadër e Kufete Musait. U rrit mes shumë vështirësive dhe mungesave të shumta që kishin të gjitha familjet shqiptare në ato vite të vështira, por i rrethuar me dashuri të madhe të prindërve, vëllezërve , motrës dhe gjithë të afërmëve. Mbaroi shkollën tetëvjeçare në fshat me rrezultate të shkëlqyera, i mbushur në shpirt me shumë dashuri e ëndrra për të vazhduar rrugën e gjatë e të vështirë të të mësuarit.Vëllezërit e tij më të mëdhenj , Dashua e Musai, kishin mbaruar studimet e lart. Familje intelegjente në gen, arsimdashëse në formim, nuk kurseu asgjë për të arsimuar fëmijët. Për Haxhiun u kujdes i vëllai, Dashua, tashmë kuadro i lartë ushtarak në Kukës, bashkë me të shoqen e tij, Nazon , që ju bë si një nënë e dytë. Mbaroi me rrezultate të larta gjimnazin në Kukës dhe i doli e drejta e studimit ne Fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit , në vitin 1972.Në fakultet u dallua për vullnet të fortë, rrezultate të larta, mik e shok shëmbullor, miqësi e shoqëri që e ruajti të shënjtë deri në ditët e fundit të jetës së tij. Në vitin 1997 mbaroi me rrezultate të larta Fakultetin. Fillimish filloi punë si inxhinjer i investimeve në Kooperativën e tipit të Lartë Finiq, por shumë shpejt, për shkak të pregatitjes e zotësisë së tij e emërojnë në një nga Ndërmarjet më të mëdha në rreth, në Ndërmarjen e Bonifikimit. Ja nisi me rezervuarin e Pandalejmonit, fshatit të tij që e donte dhe u kujdes gjithë jetën për të, pastaj vazhdoi me rezervuarin e Vërvës, vazhdoi me veprën vaditëse të Tatzatit, në hidrovorin e Çukës dhe veprimtaria e tij drejtuese arriti kulmin me rezervuarin e Janjarit, një nga veprat më të mëdha dhe më të vështira ujitëse të vendit.Në Ndërmarjen e Bonifikimit punoi në pozicione të ndryshme pune, si drejtor i degës teknike, kryeinxhinjer, dhe në vitin 1985 për rrezultate të larta u zgjodh Drejtor i kësaj Ndërmarjeje, detyrë që e përmbushi me nder e sukses deri në vitin 1989. Mbas viteve nëntëdhjetë, Inxhinjer Haxhiu krijoi firmën e tij të Ndërtim-Projektimit.. ERALD.. ndërsa në vitin 1997 e zgjeroi veprimtarinë së bashku me koleg e miq të tij duke ngrit shoqërinë DEA…Me punë të ndershme e të përkushtuar, me korrektësi e profesionalizëm , ndërmarja arriti rrezultate shumë të mira dhe Inxh. Haxhiu plotësoi më së mirë nevojat e veta ekonomike familjare, u kujdes për edukimin dhe shkollimin e djemve të tij, ndihmoi familjar, miq, e shokë me bujari e korrektësi.Edhe kur punoi si inxhinjer në Këshill të Rrethit dhe Urbanistik, Haxhiu u shqua për korrektësi dhe gatishmëri për ti shërbyer njerëzve me devocion dhe zhvillimit perspektiv të Bashkisë e rrethit. Dukej se çdo gjë po ecte më së miri në jetën e tij dhe të familjes së Haxhiut, por papritur u çfaq problemi madhor i shëndetit të tij. Ai vet ,së bashku me të shoqen e përkushtuar e vullnet hekurt, Drita, bënë çfar mund të bëhet maksimalisht në shërbim e kujdes të shëndetit, brënda e jashtë vendit.Në saj të këtij kujdesi e përkushtimi, ata së bashku mundën t’i merrnin jetës maksimalen e viteve që mund të merrej nën pushtetin e asaj sëmundje të rëndë. Vetëm një njeri vullnet të thekurt mund të bënte atë betejë titanike me sëmundjen që nuk e mposhti dot përfundimsht. Familja, farefisi, miqtë e shokët, kolegët e tij, humbën një njeri të mrekullueshëm, një qytetar model, një profesionist të kompletuar, shoqëria sarandiote një njeri me vlera të mëdha.

 

sarandalife.al i shpreh ndushëllimet më të sinqerta familjes

Ky material jo i plot u përzgjodh nga fjala e lamtumires së Hekuran Halilit, për kolegun e tij Haxhi Musa.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...