41-vjeçari që kërkonin në Larisa endej 51 ditësh në malin Olimp – Çfarë i ndodhi

- Advertisement -

I rraskapitur dhe shumë i lodhur po trajtohet në spitalin e Katerinit në gjendje të keqe psikologjike Panagiotis Kaleshi, nga Livadhjaja e bashkisë Finiq, i cili prej 50 ditësh, sipas deklaratës së zhdukjes të dorëzuar nga të afërmit e tij, u zhduk në zonën e Pierut.
41-vjeçari është shfaqur i vetëm në portin e Platamonas , ndërsa sipas shokut të tij të ngushtë Flamur pēr protothema.gr gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë duke u endur në malin Olimp, në të cilin sado që kanë kërkuar vullnetarët dhe ata që kanë marrë pjesë në përpjekjet për gjetjen e tij nuk kishin gjetur as më të voglin shenjē.
“Dje fola me vëllanë e tij dhe e di që në këtë kohë Panagiotis po trajtohet në spitalin e Katerinës, i rraskapitur dhe në gjendje të keqe. Gjithçka që dëshiroj dhe dua është që shoku im të jetë mirë. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Po flasim për një djalë të fuqishëm, i ri, i gjatë por që i ka mbetur gjysma , ndërkohē që pas një muaji do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë”.
Siç spjegon miku i Panagiotis nga Larisa, i lidhur prej 20 vitesh, të gjithëve u kishin humbur shpresat, dhe për pasojë kishin mendimet më të këqija:
“Tani kishim humbur shpresat, menduam se kishte vdekur. Siç mësova gjatë gjithë këtyre ditëve ai po endej në Olimp. Ne shkuam atje për ta kërkuar, por ky mal është i pafund. Ai fshihej në një vend ku nuk arritëm dot. Kishim frikë se mos kishte lënduar veten, nga ana tjetër thoshim se mund të kishte shkuar në malin Athos, por edhe të kishte qenë atje do të na kishin lajmëruar pas sinjalit ALERT”.
Ndoshta 41-vjeçari Panagiotis Kaleshi mund t’i zbulojë familjes arsyet që e çuan në këtë vendim, megjithatë, siç shprehet miku i tij, vitet e fundit nuk ishte aq mirë psikologjikisht, por askush nuk e priste deri në zhdukje:
“E vërteta është se kohët e fundit nuk ishte mirē, kishte ndryshuar si njeri, nuk ishte mirē, por nuk e prisja tē arrinte në kētë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka, po jetonte në botën e tij. Unë kam 20 vite afër tij, jemi rritur bashkë, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen e tij dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur brenda tij, në mendjen e tij dhe vendosi të largohej. Ai la pas familjen e tij, gruaja e tij shtatzënë, pa para, pa letra, asgjë. Ai u zhduk gjithsej 50 ditë, nuk kishte as celular me vete. Pavarësisht se sa shumë e kërkonim të gjithë, kishim humbur çdo shpresë, por Zoti pati mëshirë për të. Do të shkoj ta shoh në rastin e parë dhe uroj që mjekët të bëjnë më të mirën për të”.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e së enjtes, më 31 mars, kur Panagiotis kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Piereut për të marrë disa mobilje për t’i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa. Në një moment ai u largua për të shkuar në një kioskë lokale dhe që atëherë nuk është kthyer më.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...