Policia vijon kërkimet për kapjen e grabitësve të 20 milion lekëve (Video)

- Advertisement -

Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi Thoma Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash rreth 20 milion lekë të vjetra dhe dy çelësa automjetesh. Sipas Policisë, noteri Thoma Kaçi nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

/sarandalife.al/ 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...