Ndërron jetë “Kapo i Lazaratit”

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë, Gate Mahmutaj, personi i cilësuar si kapo i Lazaratit, në kohën kur fshati ishte i pushtuar nga kanabisi. Bëhet me dije se Mahmutaj ka ndërruar jetë në banesën e tij, ku ishte dërguar tri ditë më parë nga burgu. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mahmutaj u dënua në 2016 me 18 vite burg, ndërsa djali i tij me 7 vite. Razip (Gate) Mahmutaj, datëlindja 1968, lindur dhe banues në Lazarat të Gjirokastrës, është autor i plagosjes me armë zjarri të një punonjësi policie në datën 17.05.2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit.

Mahmutaj ka qëlluar më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. Më pas është arrestuar në 2014 për trafikim narkotikësh.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...