Policia gjen armën nën tytën e së cilës u vodhën 20 mijë euro

- Advertisement -

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, ku persona të paidentifikuar dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, vodhën një shumë parash në banesën e noterit Thoma Kaçi.

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë punën për  identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...