Vranë kushëririn me çifte pas sherrit për pronën në Memaliaj, dënohen me 37 vite burg babë e bir

- Advertisement -

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dënuar sot me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhaj. Ngjarja ndodhi më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, ndërsa si motiv ishte një konflikt për çështje pronësie. Babë e bir ishin në masën ‘arrest shtëpie’ pas vendimit të dhënë nga Gjykata më 4 qershor të këtij viti, pasi kishin kaluar afatet e qëndrimit në paraburgim.

Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Cibuku, e cila i dha fund maratonës 3-vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë dhe të afërm nga të dy familjet. Më parë prokurori i çështjes Julijan Cafka në pretencën e tij, pati kërkuar nga 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për kryerjen e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vjet burg për secilin për armëmbajtje pa leje dhe municione dhe nga 1 vit burg për mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve ku në total shkon nga 30 vjet burg për secilin. Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn.

Pas shqyrtimit të të dhënave nga Prokuroria dhe fjalës së mbrojtjes për të pandehurit, gjykatësja e çështjes Blerta Cibuku ka dhënë vendimin final për këtë ngjarje që tronditi në shtator të 2018 fshatin Rabije dhe mbarë zonën. Gjykatsja Cibuku ka dhënë 20 vjet burgim për Et’hem Muhon dhe 17 vjet burgim për të birin e tij Dino Muho.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...