Greqia në zi kombëtare, Fofi Gennimata përcillet për në banesën e fundit

- Advertisement -

Shteti grek ka shpallur sot, ditë zie kombëtare, në nder të lideres socialiste, Fofi Gennimata, e cila u nda nga jeta ditën e hënë (25 tetor).

Sot populli grek do t’i japë lamtumirën e fundit politikanes 57-vjeçare, e cila për fat të keq humbi betejën  shumëvjeçare me kancerin.

Familja e kryetares së “KINAL”, kolegë, miq, politikanë por edhe qytetarë të thjeshtë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore për Fofi Gennimata, për ta shoqëruar atë në banesën e fundit.

Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Ambasadat Greke në mbarë botën, në shenjë nderi për të ndjerën, shkruan CNN grek.

Trupi i pajetë i lideres socialiste do të  ekspozohet në një pelegrinazh popullor në Katedralen e Athinës nga ora 10:00 e mëngjesit për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të thjeshtë që e deshën dhe e vlerësuan për t’i dhënë lamtumirën për herë të fundit.

Fofi Gennimata ka lindur më Athinë, në vitin 1964, dhe 57-vjeçarja është e bija e anëtarit themelues të partisë PASOK, Jorgos Gennimatas.

Lëvizja për Ndryshim ( KINAL) është  parti e majtë politike.

Themeluar në mars të 2018-ës nga Fofi Gennimata, është një koalicion partish, në të cilin ndër të tjera PASOK dhe Lëvizja Socialdemokrate.

Në Korrik të vitit 2017 kryetarja aso kohe e PASOK, Fofi Gennimata, nga foltorja e kongresit të Aleancës Demokratike, paralajmëroi krijimin e një partie të re të unifikuar të qendrës së majtë në Greqi para fundit të vitit.

/sarandalife.al/

https://youtu.be/qSW9z4Ut3e0

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...