Piratë dhe klloun italianë argëtojnë të vegjëlit e “Vangjel Pullës”

- Advertisement -

Të vegjëlit e Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” kaluan sot një ditë të mbushur plot argëtim në ambientet ku ata jetojnë.

Artistë italianë kanë dhuruar shfaqje para fëmijëve duke kërcyer, kënduar dhe argëtuar të vegjëlit e kësaj Shtëpie.

Prezent kanë qenë dhe ansambli “Zëri i Bilbilit” dhe fëmijët e Qendrës Kulturore të qytetit.

“Banorët e vegjël të Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” shijuan shfaqjen e bukur me numra të larmishëm të ofruar nga pjestarë të shoqatave nga Italia, Naukleros, Pirates of Apulia, Clown x Bene, I Kastriota, Culturale Raetica, të shoqëruar nga ansambli “Zëri i Bilbilit” dhe artistët e vegjël të  Qendrës Kulturore e Fëmijëve Sarandë , ku dëfryen e u argëtuan të gjithë së bashku.

Faleminderit artistë.”, ka postuar kryebashkiaku Gurma në faqen e tij në Facebook.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...