“Butrinti” gjobitet për faj të tifozëve, cila ndeshje i ndëshkoi

- Advertisement -

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar pak më parë vendimet në lidhje me ndeshjet e fundjavës që lamë pas në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. Pas shqyrtimit të rasteve dhe vlerësimit të situatave, “drejtësia” sportive në vend ka dalë në konkluzione, duke mos toleruar aspak sjelljet që nuk i kanë hije kësaj loje.
“KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.”, bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit.
Bëhet fjalë për sfidën që Butrinti pati me skuadrën e Vorës.
/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...