Përvoja gjermane në menaxhimin e mbetjeve, fokusi i takimit në Bashkinë Sarandë

- Advertisement -

Përfitimi i Sarandës nga mbështetja e qeverisë gjermane dhe projekti GIZ, është çuar me tej, me shpalosjen e praktikës së mirë dhe përvojës që sollën bashkiakë nga qyteti Lubeck në Gjermani.

Vlerësimi i parë i Kryebashkiakut Adrian Gurma, në tryezën me ta, ishte për privilegjin që iu bë Sarandës duke u përfshirë e para në projektin e riciklimit të mbetjeve në burim dhe në qendër. “Saranda është markë e turizmit shqiptar tashmë- tha ai- ndërsa përvojat që na vijnë nga ju, na japin shansin që të bëhemi lider edhe për trajtimin e mbetjeve”.

Fjala e disa prej drejtuesve të sektorëve specifikë, si dhe e  përfaqësuesve e vendimmarrësve të rëndësishëm nga qyteti Lubeck, solli shumë thjesht atë që është qasje  për qytet të pastër në Lubeck, e mundshme për t’u adoptuar edhe në kushtet e Sarandës.

Në cilësinë e kryesueses së delegacionit gjerman dhe si anëtare e parlamentit të qytetit Lubeck, Zj. Aneta Wolters, tha se qyteti nga vijnë ka traditë për lidhjen e qyteteve më të fuqishme bregdetare prej shekujve 13-14 dhe ky është prezantuar si mision që vazhdon edhe me Sarandën. Përfaqësues të kompanisë gjermane në Lubeck, që merret me ndotjet, me pastrimin e rrugëve etj., thanë se janë këtu për të parë situatën reale dhe për të gjetur se ku janë mundësitë e bashkëpunimit.

Të pranishmit u njohën me një prezantim video për hapat e hedhura me Qendrën e Riciklimit të mbetjeve në Volloder dhe me ardhmërinë e projektit në të ardhmen e afërt.

Kreu i Bashkisë Gurma u shpreh para miqve nga Lubeck se takimin me ta e quan një hallkë të parë të zinxhirit të një bashkëpunimi që mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, si për ligatinat, kompostimin e mbetjeve etj. “Është çelur një portë bashkëpunimi me Lubeck për menaxhimin e mbetjeve- tha Gurma-por ky moment është oportun edhe për të nisur procedurë binjakëzimi mes nesh”.

/BashkiaSarandë/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...