Personazh: Fletë pas flete: një jetë-libër si e Koçi Vasit, dokumentar (Video)

- Advertisement -

Jeta e njeriut, varësisht si jetohet, mund të jetë dhe një histori për t’u rrëfyer për brezat. Koçi Vasi të tillë e kishte. Familja e tij u vendos në këtë qytet-det pas Luftës së Parë Botërore, pasi u kthyen nga emigracioni në Turqi e Amerikë. Ndaj, në Sarandë ata ndërtuan jetën e tyre duke punuar në dy hotele, “Bella Venecia” dhe “Hotel Palas”, si dhe në një kafene në qendër të qytetit.Kjo familje vinte ng Nivani i Zagorisë, një krahinë e thellë por dhe e bukur, me histori, kulturë dhe e shquar për patriotizëm. Pushtimi italian i Sarandës bëri që të dy vëllezërit Koçi do provonin dhe burgun, arrestuar nga italianët.Koçi figuron në dokumentet sekrete te kuesturës italiane si një person i rrezikshëm. Pas daljes nga burgu ku qëndruan disa muaj, më 5 qershor 1943 doli partizanë në çetën “Çamëria” më vonë në batalioni “Çamëria”,  po në qershor 1943, Koçi bëhet pjesë e çetës “At Staf Melani” dhe më vonë pjesëtar i brigadës së VIII Sulmuese, krijuar në Çarok, Sheper të Zagorisë më 25 prill 1944, në batalionin e parë që mbante emrin e Heroit te Popullit, Themo Vasit, kushëri i tij.Më pas ai inkuadrohet në Brigadën e XI Sulmuese, e cila e zhvillonte aktivitetin luftarak në Veri të shqipërisë. Në vitin 1946 dhe me pas shkoi si ushtarak në Artilerinë Bregdetare në Durrës, deri në vitin 1949 ku dhe u lirua nga kjo detyrë dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, në Sarandë.(Sinkron Koçi)Punoi si magazinier në ndërmarrjen tregtare, si shef llogarie në ndërmarrjen e peshkimit, në Portin Detar, në Arken e Kursimit dhe në PTT.

Koçi Vasi ka bërë një jetë të gjallë aktive në vitet ’50, duke qenë madje promotor i jetës sportive në Sarandë, para se të jetë dhe i jetës skenike. Pasi u lirua si ushtarak në vitin 1949. Ai u aktivizua në të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore të organizuar në një shoqatë sportive që quhej “Sport – Art”. Ai ka qenë pjesëtar i shoqatës së futbollit “Puna” që më vonë mori emrin “Buthrot”, duke zhvilluar shumë ndeshje me Delvinën, Gjirokastrën dhe Përmetin.Për afërsisht 15 vjet, Koçi ishte dhe një figurë e estradës së Sarandës, duke deputuar dhe në trupën profesioniste që e krijua në vitin 1962 me Jorgo Nanon, Femi Qelepirin,  Ilki Preja, Fani Nakon, Tuli Barjamin, Myfit Brajën; këngëtarët Mazar Tahiri dhe Polin etj.Merej me bletari, hardhi, nxirte raki dhe me gjueti. E vizitonte vendlindjen shpesh me familjen, sidomos në përvjetore, si veteran i luftës, por dhe në gëzime familjare.Koçi i pëlqente të këndonte dhe madje i këndonte bukur, si këngët e Zagorisë e si ato të Bregut. Kur këndonte këngën zagorite, Koçi ishte tjetër njeri. Një rol prej kryefamiljari shembullor Koçi ka luajtur dhe me fëmijët, në mirëritjen, edukimin dhe arsimimin e tyre.Të gjithë fëmijët u morrën me sport, më e bukura është se edhe fëmijët e fëmijëve u morrën me sport sidomos me not.  Eshtë dekoruar nga organet e pushtetit qëndror dhe lokan me titui të ndryshëm nderi.

–        Kjo ishte jeta e Koçi Vasit, ky ishte ai: një bahçe me lule për të qënit njeri!

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...