“Antoni Athanas” me të gjitha kushtet për t’u kthyer në rajonale(Rudina Selimi Liçaj, intervistë)

- Advertisement -

Në 14 prill me orientim të MASH, ZVA Sarandë-Konispol-Delvinë dhe shkolla e mesme profesionale Ekonomi-Hoteleri -Turizëm “Antoni Athanas” u organizua eventi “Dita e hapur”. Eventi i mirëorganizuar u krye në kuadrin e Orientimit të karrierës për klasat e 9-ta.  Ky projekt u mor shumë seriozisht nga pjesëmarrësit dhe kjo u duk nga numri i lartë i nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave që i dhanë ngjyra dhe serozitet eventit.

Shkolla “Antoni Athanas”, na thotë drejtoresha e shkollë znj. Rudina Selimi Liçaj, është angazhuar fuqimisht që përmes këtij eventi të zhvillojë një sensibilizim tek prindët e interesuar, që t’i sjellin fëmijët e tyre të ndjekin studimet për hoteleri – turizëm.

Ky angazhim nuk shtrihet vetëm për nxënës të Sarandës, Konispolit dhe Delvinës, por edhe më gjerë në rajonin e jugut, si nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra, me qëllimin dashamirës që të shndërrohet “ Antoni Athanas” në shkollë rajonale, kjo për faktin domethënës se plotëson një sërë kushtesh të domosdoshme si konvikt falas, ribursim të nxënësve që përshkojnë një rrugë për të ardhur në shkollë deri në 50 km, njëherësh edhe bursë falas për shpenzimet ushqimore.Nxënësit për 6 muajt e parë përgatiten për tregun e punës. Kjo shkollë është katër vjeçare.Me mbarimin e tre viteve të para nxënësit pajisen me një diplomë me kategori të pestë, për kamarier,kuzhinier, menaxhues hoteli apo recepsionist. Në vitin e katërt me mbarimin e maturës shtetërore ky nxënës ka të drejtë t’i vazhdojë studimet e larta në të njejtat kushte si nxënësit e gjimnazit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...