Përsëri Martin Xuxi me çmim të parë apsolut me 100 pikët e mundshme (Video)

- Advertisement -

Martin Xuxi nga Saranda fiton Çmimin e Parë Absolut në Konkursin TEMPO Gjiroclasssica. Ky konkurs
u organizua nga muzikantet e mirënjohura Dorina Laro, Ina Petrollari Laço dhe Mimoza Çabeli, me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër dhe zhvillua në qytetin e gurtë në dt 20, 21 Maj 2022.
Në të morën pjesë 150 fëmijë e të rinj që mësojnë violinë, violonçel dhe piano nga mosha 7 deri në 18 vjeç
Vendi i përzgjedhur për konkursin ishte Muzeu i rikonstruktuar në kalanë e Gjirokastrës, duke qenë një gjë e veçantë kjo edhe për ata qindra turistë që vizitojnë këtë kala madhështore këto ditë.
Instrumentistë nga Tirana, Prishtina, Shkodra, Korça, Lezha, Macedonia e Veriut etj u bënë bashkë në këto ditë për të shpalosur më të mirën e tyre.
Juria e harqeve përbëhej nga Igor Koreti, violinist e dirigjent nga Italia, Sihana Badivuku, violiniste nga Prishtina dhe Dorina Laro, violinçeliste nga Tirana.
Me çmimin e parë absolut 100 pikë u vlerësua violinisti 14 vjeçar nga Saranda, nxënës në kl 8 të shkollës Adem Sheme.
Martini ka 5 vjet që merr çmime të para në konkurset e zhvilluara në Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Ksamil dhe sivjet në Gjirokastër, duke qenë instrumentisti I vetëm nga Saranda që vlerësohet në këto nivele, jo vetëm që konkuron me moshatarët e tij nga të gjitha trevat shqiptare, por duke dale më i miri ndër ta.
Talenti i tij, puna e vazhdueshme dhe investimi që bën familja për ta shkolluar në mënyrë private në Tiranë me pedagogen Pranvera Tego i ka dhënë rezultatin e merituar, për të qenë ai, djali nga Saranda më i miri në Shqiperi në violinë.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...