Ejani në Sarandë! Çelet sezoni turistik “Verë 2022” (Video)

- Advertisement -

Shetitorja e Sarandës në këtë të fundjavë ka ndryshuar shumë pamjen, kjo për festën e çeljes së sezonit turistik me sloganin: Eja në Sarandë! Fundjava dhe moti i mirë kanë bërë që qytetit bregdetar t’i bashkohen edhe një numër turistësh të huaj dhe vendas. Gjatë ditës qytetarët dhe pushuesit shijuan show-n me makinat retro,ku parada e automjeteve Retro çeli serinë e veprimtarive në kuadër të çeljes zyrtare të sezonit turistik, teksa mbrëmja rezervoi shumē veprimtari të tjera, koncert, ekspozita kulturore e kulinarie.
Në orën 19.30 kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, nga podiumi i ngritur enkas në një nga pikat dominuese të shetitores çeli zyrtarisht sezonin turistik. Në përshëndetjen e tij kryebashkiaku falënderoi pjesëmarrësit në këtë veprimtari, nga më të përgatiturat dhe më të rëndësishme për qytetin e Sarandës dhe sarandiotët ndërsa mes të tjerave u shpreh: Në këtë verë në Sarandë çdo gjë vjen ndryshe. Kjo shetitore e rikonstruktuar tërësisht dhe e pajisur me çdo gjë që i duhet një shetitoreje funksionale është argumenti më i mirë. Njerëzit këtu po. Rruga e re që së shpejti do ta afrojē Sarandën me Tiranën dhe gjithë trevat mbarë shqiptare nga ne presim turistë do të jetë më e shkurtër. Këto dhe shumë ndryshime të tjera për secilin biznes turistik sjell kjo verë në Sarandë. Për stafin e bashkisë dhe për këdo që merret me turizëm vera është punë ndërsa të tjerët e kanë pushime relaksuese, vijoi Gurma. Falënderoj gjithë institucionet e bashkisë dhe biznesin turistik që me punën e tyre bëjnë dhe vazhdojnë të bëjnë që Saranda të mbetet gjithmonë perla e turizmit shqiptar, tha Gurma.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...