Përplasje e përgjakshme në Greqi: 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

- Advertisement -

Një i vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre gjashtë policë të DIAS-it, është raportimi i përplasjes së armatosur të ndodhur mbrëmë vonë në Peramë. Sipas burimeve të ELAS – it, oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën kishte edhe dy persona të tjerë , që të ndalonte për kontroll. Mirëpo drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar dhe ka shtuar shpejtësinë për t’u larguar dhe për pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur motorët e DIAS-it dhe më pas efektivët e policisë kanë qëlluar. Njëri nga tre personat në mjet u godit për vdekje, njëri lehtë, ndërsa gjashtë policë u plagosën. Ndërsa personi i tretë që ishte në mjet arriti të arratiset dhe është në kërkim.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...