Përkujtohet 31 vjetori i rënies së katër martirëve të demokracisë në Aliko

- Advertisement -

Në një atmosferë emocionuese në prani të banorëve të Alikos dhe zonave përreth, më 12 dhjetor u zhvillua ceremonia e  përvitshme për 31-vjetorin e njohur ndryshe si “Dita e Rezistencës kundër Diktaturës-12.12.1990”, në kujtim  të katër të vrarëve “Dëshmorë të Demokracisë”, Vangjel Mitro, Thanas Koçi, Thimjo Masho dhe 16-vjeçari Ajdhoni Raftis. Një datë simbol për zonën dhe jo vetëm.

Ishin të pranishëm dhe nderuan kujtimin e katër heronjve, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis, Deputeti i Thesprotisë N.D.Z.Vassilios Giogiakas, Deputetja e PS Anila Denaj, Deputeti i PS Niko Kuri, Kryetari dhe Nënkryetari i Bashkisë së Igumenicës Ioannis Lolos dhe Mihalis Gjikas, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Minoritetet në Tiranë Konstadina Bezhani,  Kryetari i degës OMONOIA  Himarë  z.Fredi Beleri.

Pas meshës përkujtimore në kujtim të katër të rinjve në kishën Shën Varvara, vazhdoi ceremonia  e cila u zhvillua në sheshin qëndror “Qipro” përballë monumentit të “Dëshmorëve të Demokracisë”, ku fjalën e mori administratorja e Njësisë së Alikos Eleni Pappa. Ajo solli momente të  ngjarjeve të 12 dhjetorit 1990 ku mizoria e sistemit në ikje kulmoi në ekzekutimin  e katër të rinjve  dhe do të shënonte kështu kryengritjen e parë kundër regjimit tiranik të kohës.

Aktiviteti i përvjetorit u shoqërua me recitime nga nxënësit e vegjël të shkollës së Alikos, duke na kthyer në ditët e Qëndresës së një sakrifice të lavdishme. Kryetari i Bashkisë së Finiqit në përshëndetjen e tij ka drejtuar një mesazh bashkimi, ndërsa vlerësoi edhe vështirësitë e përditshme me të cilat përballen banorët e zonës. Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër Sacharidis përmendi sakrificën e çmuar të katër të rinjve. Ndërsa deputeti i Prefekturës së Thesprotisë, Vassilios Giogiakas theksoi nevojën e mbështetjes së minoritetit dhe rëndësinë e kësaj date historike.

“Në përkujtim të masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku humbën jetën në kufi nga regjimi komunist, katër të rinj nga fshati Aliko, Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro.”, u shpreh Anila Denaj

Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave dhe një koktejl.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...