- Advertisement -
Asambleja Zgjedhore për FSHF zhvillohet në datën 2 mars 2022. dhe votimet do të kryhen në mjediset e Federatës së Futbollit. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv. Në garë për postin e presidentit të FSHF-së janë gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe Armando Duka që pas 20 vitesh kërkon dhe një mandat tjetër. Në këtë Asamble Zgjedhore të drejtë vote ka dhe klubi i Butrintit.
