Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

- Advertisement -

Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 80 pako me 86 kg 500 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 32 vjeç. Nga policia greke është ndaluar edhe një mjet i dytë në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga ka përfunduar drejtuesi shqiptar 39 vjeç. Veç drogës dhe dy mjeteve, janë sekuestruar gjatë operacionit edhe 1 celular, 1 karte SIM dhe 120 euro. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar në zonat kufitare rreth 412 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...