Pejsazhe të fshatit Pecë në filmin Skënderbeu(Video)

- Advertisement -

Kur kalon nga rruga e Muzinës  shfaqet fshati Pecë me gjithë madhështinë e tij, me një pamje shumë të bukur, mbytur nga gjelbërimi dhe me  format interesante të relievit të cilat janë të rralla në shqipëri. Në filmin kushtuar Heroit tonë Kombëtar, që sot mbush 555 -vjet nga dita kur mbylli sytë, gjëndet dhe një plan që është xhiruar në këtë zonë të fshatit Pecë. Pasi e gjetëm, planin në minutën e 5 të filmit, u përpoqëm ta filmonim peisazhin nga ai kënd ku ishte xhiruar në vitin 1951-1954. Format gjeografike të relievit mjaft interesante dhe të rralla të Pecës si duket, tërhoqën dhe vëmëndjen e kryeregjizorit rus të filmit Skenderbeu në vitin 1952, Sergej Jutkeviç, i cili, mendohet se pas xhirimeve në kalanë e Gjirokastrës, ka shkuar në Sarandë nga rruga e vjetër që shkonte mbi fshatin Pecë dhe pasi është mahnitur me këtë pejsazh të rrallë dhe interesant, ka vendosur që ta filmoj, duke realizuar një plan shumë të bukur, ku duken qartë, Agrilea madheshtore me një diameter 11 m, Gorica, lugina e Bistricës, fshati Krongj dhe pak fshati Pecë.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...