Patenta të kalon në “Pit Stop”? Zbulohet çfarë do të ndodhë nëse merr 3 gjoba të rënda

- Advertisement -

Blendi Gonxhe sqaroi kategorinë e shoferëve që do të futen në ritestim.

Në një interviste në “Fax News”, Gonxhe u shpreh se drejtuesit e makinave me të paktën tre shkelje të rënda dhe pikë të hequra nga patenta do të ritestohen, por theksoi se në fund leja e drejtimit nuk do të hiqet dhe se gjithçka po bëhet si “pit stop” për kujtesë për shoferët.

Gonxhe tha se duke filluar nga mesi i dhjetorit atyre që u hiqet patenta duhet të kalojnë sërish në autoshkollë duke sjellë më shumë kosto dhe më shumë kohë për të marrë sërish patentën.

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe:

“Duhen të rinovohen lejet e drejtimit, me pjesën më të madhe të tyre që zbatojnë rregullat. Kurse kontigjenti që kryen shkelje duke bërë manovra të rrezikshmërinë ne vendosim një kriter për ato raste që janë shkelje të rënda me 3 shkelje në vit me numër të lartë gjobash. Këto janë objektivi i parë i kësaj risie së bashku me ata që do të rinovojnë lejet e drejtimit. Këtyre qytetarëve ne i rikujtojmë nëpërmjet një “pit stopi”.

Kjo ka kosto? Ne kemi sjellë sisteme dhe që në vijë mbrapsht të cilat e automatizojnë procesin për të mos qenë në dorë të individëve, as zgjedhja e pyetjeve, por bëhet sipas sistemit informatik që ne kemi. Shkelësit me rrezikshmëri të lartë do të kryejnë test edukativ dhe për qytetarin do të jetë pa kosto fare. Ne do ti japim 100 mijë qytetarëve që rinovojnë lejen e drejtimit, është një material i përmbledhur për sjelljen rrugore dhe sinjalistika për qarkullimin rrugor. Çdo parim bazë të rregullave të qarkullimit rrugor, ky libër do të jepet falas, ndërsa personat që kalojnë në “Pit Stop” i ushtrohen një testimi ku duhet të marrin përgjigjet mbi 70% saktë nëse nuk e merr atëherë zhvillon seancën dëgjuese.

Problem me autoshkollat?
“Natyrisht nëse ndër vite nuk do kishim dhënë patenta për zgjedhje vendore dhe të përgjithshme. Ka shumë shoferë me mungesë dijesh, nuk dinë rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë si në vitin 1880, ndaj ka nevojë që ne ti japim një libër që të informohet drejtuesi i automjetit.

Ata që bëjnë shkelje, dinë shumë mirë ti japin makinës por nuk duan që tia dinë për rregullat, nëse i dini mos i shkelni. Nëse i shkelni atëherë do ti dëgjoni edhe një herë rregullat në edukimin e Pit Stopit për tu edukuar. Kemi përgjegjësi për ata që duan të rinovojnë patentën që duhet të informohen për rregullat e qarkullimit rrugor. Brenda do të ketë informacione për ndryshimet e rregullat. Nëse humb patentën nga mesi i dhjetorit, do të shkojnë sërish në autoshkollë ka kosto më shumë dhe humbje kohë“, tha Gonxhe.

Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha:
“Ky është një vendim shumë i mirë pasi ne kemi nevojë për të rritur standardin që të ulim aksidentet rrugore por ka një fenomen që nuk shkon. Mungesa e koordinimit midis institucioneve dhe së dyti mungesa e theksuar e konsultës me shoqërinë civile. Ne si shoqatë kombëtare në ndihmë të aksidentuarve nuk jemi pyetur për këtë, rastet e viktimave vijnë në zyrën tonë sepse ne i dimë shkaqet pse janë aksidentuar, dimë përse rrugët janë jashtë standardeve sepse shoqata ka ekspertë të ndryshëm, ne nuk ka ka pyetur askush. Vlen të theksojmë që marrëdhënia mes qytetarëve dhe shtetit rregullohen me akte ligjore dhe nënligjore, pra në rastin konkret do të duhet të nxjerrin një akt nënligjor që të koordinohet me bashkinë dhe momentalisht nuk është koordinuar. Rrugët nuk janë në standard.

Qytetarët:
“Për të rinovuar patentën duhet të bëhet një testim, jeni dakord? “Nuk e dimë fare, nëse masat shtesë janë të domosdoshme le të bëhen”
“Kush ka shkelje jam dakord të kalojë testin”
“Nuk jam aspak dakord sidomos për moshat e mëdha nuk kanë prese testohen sërish sepse një herë është bërë testimi. Nuk është ky ndryshimi rrugor”.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...