Nuk do të jetë më mes nesh, intelektuali dhe inxhinieri kimist, Bektash Xhaferi

- Advertisement -
Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 74 vjecare Bektash Xhaferi. Bektashi bir i një prej familjeve të vjetra të Sarandës lindi në Tiranë, pasi babai i tij ishte ushtarak, dhe u rrit në Sarandë ku mbaroi edhe shkollën fillore dhe atë 7 vjecare. Në 1966 Bektashi mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Hasan Tahsini”, nga ku fiton bursën për të vijuar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në fakultetin e shkencave në degën inxhinieri kimike. Pasi mbaroi studimet e larta Bektashi shkon me specializim jashtë shtetit në Moskë e Pekin. Pas specializimit ai fillon punë në Tepelenë e më pas në fabrikën e vajit në Delvinë.
Më vonë si inxhinier kimist ai vazhdoi të punojë në Ndërmarrjen e Tregtisë në Sarandë e mandej në Ndërmarrjen e Qumështit. Vite me radhë Baktashi ka punuar si inxhinier kimist edhe në fabrikën e tullave në Krekëz, ku në funksion të punës së tij këtu u mor me shumë studime e përkthime nga rusishtja e anglishtja, për të qenë sa me cilësore puna e fabrikës. Pas viteve ‘90 Bektashi punoi si shef i laboratorit të ushqimit në rrethin e Sarandës deri në zëvendësimin e tij 3 vjet para se të dilte në pension. Por për intelektualin Bektash nuk ishte vetëm pasioni për profesionin e tij të inxhinierit kimist por ai ishte i pasionuar edhe me sportin e futbollit por edhe me leximin e librave artistikë dhe atyre shkencorë. I paharruar do të mbetet për gjithë shokët e miqtë e tij intelektuali, inxhinieri kimist, personi pasionant që në cdo ndërmarrje kudo ku dha kontributin e tij të jepte më të mirën dhe bashkëkohoren. Sarandalife shpreh ngushëllime familjes Xhaferi për humbjen e njeriut të dashur.
Përgatiti
Klodi Xhaferi
Shpresa Dine
Sarandë 18 Janar 2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...