NJVKSH Delvinë: Tregoni kujdes për matjen e presionit të gjakut

- Advertisement -

Prej 1 tetorit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë vijon me matjen e presionit të gjakut për banorët e saj, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e matjes së tensionit.

“Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë, duke filluar nga 1 tetori vijon me  matjen e tensionit arterial të të gjitha grupmoshave.

Kjo është e rëndësishme, pasi shumë individ, nuk e dinë që kanë tension të lartë të gjakut, i cili është faktori më i madh i rrezikut të vdekshmërisë globale.

Këto matje do të kryhen gjatë  gjithë muajit.

Një matje e thjeshtë, shpëton jetë!

Ushqehuni shëndetshëm.

Bëni aktivitet fizik.

Ruani kontakte të rregullta me mjekët tuaj të familjes dhe mjekët specialistë.”, këshillon NJVKSH Delvinë.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...