KOKSH vlerësim për Festivalin e Shahut në Sarandë

- Advertisement -

Festivali Mbarëkombëtar i Shahut, që u zhvillua për herë të parë më 2-10 tetor 2021, ishte një javë e rrallë sportive, që e ktheu Sarandën në kryeqendër të takimit të shahistëve më të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Për ekipet pjesëmarrëse, mes të cilëve dy nga Saranda, dhe për më të mirët u dhanë çmime dhe kupa.

Përveç takimeve në tri nivele, që u zhvilluan në ditët e Festivalit dhe përtej nderimit të fituesve, ky event krijoi vlera dhe mundësi për cilësi të re sportive me seminaret trajnuese që u organizuan për mësimdhënien e shahut në shkollat e Sarandës, si dhe me trajnimet e arbitrave lokalë.

Ky aktivitet u financua pjesërisht nga KOKSH.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...