Njoftim/ Vendimi i Bashkisë Sarandë sjell ndryshime në qarkullimin rrugor

- Advertisement -

Bashkia Sarandë me anë të një postimi në Facebook njofton ndryshimin e qarkullimit në territor në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”.

NJOFTIM

Për rrjedhshmërine e qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, nr. 150 datë 28/10/2021

“Për pezullimin e qarkullimit në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”.

🔹Pezullohet qarukllimi i të gjitha mjeteve në segmentin kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” deri te Hotel “Butrinti” nga

08/11/2021 deri më 15/12/2021

🔹Qarkullimi i autoveturave do të bëhet nga kryqëzimi i Rr: “Skënderbeu” me Rr: “Butrinti” – Rr: “Teki Hadëri” – pas turizmit Rr: Nr.10 – Rr “Butrinti” sipas ilustrimit ne foto.

Ky itenerar do të jetë vetëm me një sens , vetëm vajtje.

🔹Autobusët e linjës rrethqytetase Sarandë-Ksamil-Butrint do të lëvizin në itenerarin Sarandë-Metoq-Cukë-Kanali i Çukës-Ksamil-Butrint.

🔹Rregullimi i qarkullimit të shoqërohet me sinjalizim rrugor.

🔹Për zbatim ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Publike,Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake.

🔹Kopje e urdhërit i përcillet Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...