Kur Albano Bogdo i këndonte Fatos Nanos dhe Ilir Metës (video)

- Advertisement -

Është viti 2005 kur Albanoja do të tregonte aftësitë e tij vokale, përballë një “jurie” të ngritur në gjimnazin e Sarandës e përbërë nga Drejtori i shkollës dhe dy mësues,  për të përzgjedhur  talentet, që do konkuronin  në konkursin “ Ethet e së Premtes” që zhvillohej në Tiranë ( që këtu fillon humori). Eshtë një video  ku shpaloset talenti i tij, prej artisti të lindur,  ku mishërohen në një të vetëm, vokali, veshi muzikor absolut, plastika e fytyrës, gjestikulacionet, që e bën të këndshëm këtë moment të tij, atëhere si nxënës i gjimnazit “Hasan Tahsini”. Po si u rrit si artist Albano Bogdo, që sot të jetë tepër i pëqyer?.Për këtë i kërkuam disa mendime ish-regjizorit të Estradës Profesioniste të Sarandës, Vangjel Agora, që ka punuar me të.  Albanoja, na tregon Vangjel Agora,  qysh në fëmijërinë e tij ka spikatur për shkathtësinë dhe kurajon për tu përballur me spektatorin.

“Ai rrjedh nga një familje qytetare, me prirje aktoriale, pjesëtarët e së cilës janë aktivizuar në aktivitete të ndryshme artistike që organizonte Shtëpia e Kulturës Delvinë dhe ajo e Sarandës. Përmendim këtu motrat e tij, por edhe hallën e tij Beatriçe Bogdo e cila ka qënë një këngëtare e talentuar e  aktivizuar në vitet ’70 në Estradën Profesioniste të Sarandës. Në fëmijërinë e tij Albanoja ra në sy për talentin e spikatur në aktivitetet që organizonte fillimisht Qendra Kulturore e Fëmijëve. Prirjet humoristike ai i ka shpërfaqur në aktivitetet e organizuara me rastin e Vitit të Ri, si dhe në festa të ndryshme që kjo qendër organizonte. Më pas ai do të merte pjesë në aktivitetet e shkollës së mesme “Hasan Tahsini”, në koncerte si këngëtar dhe shfaqje teatrale si aktor. Dhuntitë e tij vokale dhe aktoriale tërhoqën vëmëndjen time të cilin e ofroj si profesionist për një vit mbas mbarimit të shkollës së mesme duke e aktivizuar në disa premiera të trupës së Estradës ku spikati me disa role e sidomos në materialet muzikore ,kuplete e skeçe të muzikuara. Ai me trupën e Estradës mori pjesë edhe në Festivalin e humorit me pjesëmarjen e trupave të estradave të vendit e organizuar në qytetin e Vlorës në vitin 2005. Albanoja është nje aktor i talentuar i gjinisë së humorit me prirje vokale të admirushme.”, shprehet Vangjel Agora.

U shkëput nga trupa e Estradës mbasi fitoi në konkursin e organizuar për aktrim në Akademinë e Arteve. Mbas mbarimit të studimeve të larta, karriera e tij artistike ka vazhduar në Tiranë me pjesëmarrjen në disa projekte televizive humoristike në kanalet Vizion Plus dhe Klan. Albanoja renditet  ndër  aktorët e spikatur të humorit që qyteti ynë ka nxjerrë në vite.

/Sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...