Një vit pa Usta Cikën (Video)

- Advertisement -

Si sot para një viti u përcoll për në banesën e fundit, mjeshtri i klarinetës, themeli i sazeve popullore të Delvinës, Qytetari Nderi i qytetit  Qamil Musta(Cika). Po kush ishte Qamil Musta(Cika)?. Ai ka lindur ne qytetin e Delvines ne Maj të vitit 1947. Ai u rrit nën tingujt e melodive të sazeve të dëgjuara delninjote. Shumë shpejt  do dashuronte instrumentin e bukur të klarinetës e cila u bë njësh me të zotin, fizikisht dhe emocionalisht. Jo vetëm në Delvinë, por edhe në Sarandë, Konispol, Gjirokastër e kudo ai do të njihej si Usta Cika, sepse i tillë ishte. Nga klarineta e tij dilnin tinguj që të magjepsnin me ëmbelsinë, thjeshtesinë dhe bukurinë e notave muzikore. Shumë shpejt Cika do të luante në klarinetë në Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, në Ansamblin popullor “Butrinti”, të rrethit të Sarandës. Ai do të bëhej baza e Sazeve te Delvinës. Cika dallohej për interpretim të ngrohtë, virtuoz, ekspresiv dhe tepër melodioz. Nuk kishte, festë, aktivitet në qytet dhe jashte tij, në zona, fshatra, në gëzime familjare që mos të ndihej prezenca e tij. Për kontributin e tij në veprimtarite artistike dhe për nivelin e lartë të interpretimit, Usta Cika është nderuar me çmime të ndryshme, si Laurat i Festivaleve Folklorike, Urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit të II-te ne v. 1983  dhe të Klasit te I-rë, në vitin 1988, “ Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Denvinë më 2008 dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Delvinës më 21 Prill 2021.sarandalife.al i shpreh familjes, në ditën e sotme, të përkujtimit të Usta Cikës, ngushëllimet më të sinqerta.  I pa haruar kujtimi i Usta Cikës. Për nder të tij po transmentojmë një video, shikim të këndshëm.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...