U hap sot zyrtarisht rruga Kardhiq -Delvinë(Video)

- Advertisement -

Mes një atmosfere të gëzueshme të veçantë për këtë me pjesëmarrje të grupeve folklorike, të Delvinës, Sarandës, por edhe të violinistëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Sarandës u hap sot zyrtarisht rruga Kardhiq-Delvinë.

Prerja e shiritit për tunelin nisi nga hyrja nga Kardhiqi në Gjirokastër drejt krahut tjetër Delvinë duke u çarë kështu mali i Skërficës.

Merrte pjesë kryeministri Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Belinda Balluku,ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, deputetët, Anila Denaj e Niko Kuri, kryebashkiakët e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit, Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Mes banorëve të zonës kishin ardhur edhe banorë nga Saranda e Delvina por edhe të huaj.

Hapja e rrugës sot është rruga që sjell Sarandën më afër duke shkurtuar kohën e udhëtimit për në plazhet e kristalta duke e bërë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.

Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm shumëdimensional të zonës dhe vendit.

 

.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...