Një vit pa “Maestron”, Adem Daci (Video)

- Advertisement -

U mbush një vit kur u nda nga jeta “Maestrua” Adem Daci, mjeshtri i kitarës , muzikanti dhe instrumentisti emblemë e Estradës Profesioniste të Sarandës dhe jo vetëm. Në këtë përvjetor të parë, sarandalife.al do të transmentojë një sërë mateialesh interesante nga aktiviteti i tij artistik. Sot po transmentojmë një kujtim të Profesorit Josif Papagjoni për të paharuarin Adem Dacin.

JOSIF PAPAGJONI

Adem Daci, kitaristi emblemë i estradës së Sarandës, njeriu i urtë, me një butësi prej Përmetit nga dhe erdhi në qytetin tonë, iku në heshtje nga kjo jetë. Kur ai erdhi nga Përmeti diku në fillimin e viteve ’70, një grup dashamirësish të muzikës, aktorë e instrumentistë, e rrethuam te skena e Kinoteatrit dhe i kërkuam të luante diçka. Gjer atehere s’kishim dëgjuar kitarë elektrike. Ai e kishte sajuar vetë një të atillë. Me magnetin mbi rrethin e kitarës së drunjtë dhe një altoparlant të vogël, nisi t’i bjerë. Zot i madh çfarë tingulli i ëmbël, i rrumbullakosur, si i veshur me një cohë të butë kadifeje. Unë i bija asohere kitarës, bëja ndonjë solo me tim vella, Mitron, por bah!… E pakrahasueshme! Ademi ishte një magjistar. Një gisht-butë mbi tela, që nxirrnin veçse tinguj të ëmbël, të ëmbël… Një duarartë. Dhe pastaj na la pa mënd kur ia nisi me nje melodi të njohur, që luhej asohere, BRUMBULLI. Po çfarë gishti kishte ai. Po çfarë shpejtësie, dinamike, përkryerje. Vraponte mbi tastjerë. Ishte fat për estradën e Sarandës që ai erdhi aty. E punësuan menjëhere. Unë kam dëgjuar shumë kitaristë, ndër ta shumë herë dhe Alfons Balliçin nëpër ahengjet me artistë gjatë festivaleve të estradave të Shqiperisë. Alfonsin e çmonin si më të mirin në rang republike për lojën e tij të shpejtë, por ama Ademi ishte tjeter gjë, edhe i shpejtë edhe, sidomos, i ëmbël. Tingulli i tij qe i veshur, jo i thatë apo i vrazhdët. Dhe pas Alfonsit nuk besoj se Shqipëria e asaj kohe ka pasur kitaristë më të mirë se Adem Daci. Ademi u bë instrumentisti vip i estradës së Sarandës, mjeshtri i ekzekutimit të partiturave të vështira dhe sa herë bente solo në kitarë në premiera të shumta, ishte e pamundur pa marrë bis nga spektatori. Sakaq, ai kompozoi edhe shumë kngë të bukura dhe u bë nga muzikantët e padiskutueshëm të Sarandës. Kitarën e Ademit e kam ende në vesh, gishti i tij mbi tela ende vibron mbi fijet muskulore të dorës sime. Por më shumë kam në zemër natyrën e tij të butë prej njeriu të urtë, të pabëzajtë, një qytetar i vërtet, një mik e shok që iku në paqe, me një emër mjeshtri, rrethuar nga tinguj e akorde të ëmbël kitare.

Në këtë përvjetor të parë të largimit të tij nga jeta, sarandalife.al i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...