Festohet 110 – vjetori i Policisë së Shtetit(Video)

- Advertisement -

Në 110 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit Shefi i Komisariatit të Sarandës Komisar Klodian Kondi foli para efektive të policisë, dhe strukturave të tjera lokale për sfidat me të cilat u përball Komisariati i Policisë Sarandë gjatë 2022-shit.

Ai po pohoi se nuk ka qenë një vit i lehtë në luftën me krimin, narko-trafikun dhe mbarvajten e sezonit turistik.

110 vjetori e gjen komisariatin në Sarandë në rikonstruksion e sipër. Ish ofiseri i policisë Asim Canaj bëri një historik të shkurtër të rrugës 110 vjeçare të policisë shtetit.

Festën e përshëndetën nën prefekti i Qarkut z. Mirosh Birjani dhe Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma. Në këtë 110 vjetor mernin pjesë ish punonjës të policisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, dhe atyre fetare.

Ishin të pranishëm dhe kryetarët e bashkive të Konispolit  z. Shuaip Beqiri dhe Finiqit z. Kristaq Kiço. Për të pranishnit u shtrua një koktel.

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...